Protesta në Iran pas goditjes me raketë të avionit me 176 pasagjerë. Reagon edhe Trump

Jan 12, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Qindra protestues kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për të shprehur zemërimin e tyre ndaj zyrtarëve, duke i quajtur ata gënjeshtarë pasi mohuan fillimisht të kishin qëlluar me raketë avionin me 176 pasagjerë në bord.

_110477797_studentsafp

Protestat u zhvilluan jashtë së paku dy universiteteve, ndërsa u hodh edhe bomba tymuese.

Presidenti amerikan Donald Trump ofroi mbështetjen për protestat duke i konsideruar si “frymëzuese”.

Studentët u mblodhën së paku dy universitete, Sharif dhe Amir Kabir, thuhet në raporte, fillimisht për të respektuar viktimat. Protestat u përkeqësuan në mbrëmje.

Agjencia e lajmeve gjysmë zyrtare e Farsit mbajti një raport të rrallë të trazirave, duke thënë se deri në 1.000 njerëz kishin hedhur parulla kundër udhëheqësve dhe grisnin fotografitë e Soleimani.

Irani pranoi të shtunën se rrëzoi “pa dashje” avionin, tri ditë pas rrëzimit tragjik që u mori jetën 176 personave.

Avioni i “Ukraine International Airlines” PS752, ishte nisur për në Kiev, kur u rrëzua të mërkurën pranë Aeroportit “Imam Khomeini” në Teheran menjëherë pas ngritjes, dhe vetëm disa orë pasi Irani kishte gjuajtur raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

Këto sulme ishin përgjigje e Iranit ndaj vrasjes të komandantit të lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad më 3 janar.

Dhjetëra iranianë dhe kanadezë, si dhe shtetas nga Ukraina, Britania e Madhe, Afganistani dhe Gjermania vdiqën në aeroplan.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura