Protesta në Greqi përpara referendumit

Jul 3, 2015 | 9:19
SHPËRNDAJE

Kampet rivale në Greqi pritet të mbajnë sot tubime të mëdha në Athinë, përpara referendumit të së dielës për një paketë ndërkombëtare të ndihmës.


Kryeministri grek, Alexis Cipras, ka porositur grekët që të votojnë kundër masave të kursimit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se vota me “jo” mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Greqia reforma, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës. Referendumi mbahet më 5 korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura