Protesta masive në Francë, të plagosur dhe të arrestuar. Presidenti paralajmëron në darkë…

Apr 15, 2018 | 12:54
SHPËRNDAJE

Autoritetet franceze kanë thënë se 63 persona janë arrestuar dhe nëntë zytarë policorë janë plagosur në protestat që janë mbajtur në dy qytete të Francës, pas rritjes së pakënaqësive për ndryshimet ligjore nga laboristët e presidentit Emmanuel Macron, transmeton AP.

E430074B-994F-45D3-8A60-C463024E2FD2_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka dënuar dhunën dhe dëmin në dyqane dhe ndërtesa publike në protestat e së shtunës.

Ai ka bërë thirrje për qetësi në protestën e rradhës që është planifikuar të mbahet në përëndim të Francës.

Punëtorët e trenave janë duke marshuar dhe duke mbajtur grevë pas njoftimit për reforma.

Macron do të mbajë të dielën në mbrëmje një fjalim televiziv për të dhënë shpjegime për reformat e tij në ekonominë franceze.

Ai ka thënë se do ta bëjë shtetin më garues në aspektin global, ndërkohë që punëtorët frikësohen për humbjen e vendeve të punës.rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura