Protesta kundër qeverisë që synon “ringjalljen” opozitare

May 13, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

Opozita do të bëhet “e gjallë” të shtunën, kur planifikon të protestojë kundër Qeverisë. Por, do të protestojë e ndarë, shkruan sot Koha Ditore.

protesta

Ka rreth dy muaj prejse opozitarizmi thuajse ka pushuar. Intensiteti i veprimeve kundër pushtetit ka pësuar rënie, bashkë me shembjen e bllokut opozitar.

Dallimet ishin shpërfaqur sheshazi më 25 mars, pikërisht një ditë para se të kumtohej vendimi që të shtyhet për kohë të pacaktuar protesta që do të mbahet këtë të shtunë.

Dhe ndërkohë kanë ndarë rrugët lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), në njërën anë, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, në anën tjetër. Këto dy të fundit janë organizatore të protestës që do të mbahet të shtunën, në orën 14:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura