Protesta kundër “Mustafës”, Limaj: Bashkim për fitore në zgjedhje

May 14, 2016 | 15:00
SHPËRNDAJE

Mbyllet e qete protesta kunder qeverise ne Kosove. Pas protestës një orësh, disa mijëra protestues që u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, menjëherë pasi kanë dëgjuar fjalimet e liderëve dhe zyrtarëve të tjerë të partive janë larguar të qetë nga vendi i protestës.

Në protestë mesazhi u përçua i qartë. Opozita do të vazhdoj të kundërshtoje dy marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin që ka nënshkruar qeveria.

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj në fjalimin e tij në protestë tha se ata janë bashkuar në shesh jo vetëm për të kundërshtuar qeverinë antikushtetuese mirëpo edhe më të reaguar bashkimin i cili do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

limaj

“Ne po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeverisje anti-kushtetuese. Këto dy kërkesa të opozitës do të vazhdojnë të jenë derisa ky koalicion antikushtetues provon ti legjigitmoj. Nga Sheshi “Skënderbeu” ne i bëjmë thirrej këtij koalicioni ta jap dorëheqje. Ky koalicion ka shkelur kushtetutën e tij. Kjo Qeveri në vend se të punoj të përmisoj jetën e qytetarëve të saj ajo vazhdon ta mashtroj atë. Siç e keni parë ditëve të fundit kanë nisur të shesin para popullit një pazar. Po i marrim vizat e po japim tokë”- tha ai.

13:30

Përfaqësuesit e dy subjekteve opozitare kanë arritur në sheshet kryesore të qytetit, Prishtinës.

Kurse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pritet që së shpejti të jenë në shesh.

13:20

Qindra protestues kanë zaptuar sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër Qeverisë Mustafa.

protesta1

Protestuesit pasi kanë zbritur në parkingun prapa stadiumit të Prishtinës janë nisur për në shesh, transmeton kp.

Kundër qeverisë/ Opozita sot proteston pa Vetëvendosjen

Dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot do të organizojnë protestë gjithëpopullore kundër Qeverisë së Kosovës.

protesta

Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta.

Haradinaj dhe Limaj u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në këtë protestë.

Është hera e parë pas shumë muajsh që AAK dhe Nisma organizojnë protestë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo e fundit e cila bashkë me AAK-në dhe Nismën për disa muaj përbënin opozitën e bashkuar nuk i është përgjigjur dy partive më të vogla opozitare për protestë.

Ndërkohë, AAK dhe Nisma kanë nënshkruar një koalicion parazgjedhor, transmeton Kosovapress.

Protesta do të fillojë në orën 14 në sheshin “Skënderbeu” dhe është paralajmëruar që të jetë paqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura