Protesta/ Kryemadhi thirrje për të trokitur derë më derë: Rama iu bleu shqiptarëve varfërinë, por…

Jan 20, 2018 | 9:50
SHPËRNDAJE

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje gjithë simpatizantëve të LSI-së dhe  shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 27 janarit.

kryemadhiii

Gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në njësinë nr1, Kryemadhi tha se të gjithë duhet të dalim derë më derë për të bindur shqiptarët të dalin në protestë dhe të mos kenë më frikë nga Edi Rama.

Gjithashtu ajo shtoi se Rama iu bleu shqiptarëve varfërinë por kurrë nuk do t’ju blejë shpirtin.

“Për klasën politike sidomos për qeverinë, Shqipëria duhet të jetë një vend pa identitet, në vend që të transmetonte stabilitet transmeton të kundërtën.

Ne sot e kemi nisur këtu, pasdite do të jemi në njësinë 5, do te jemi në Elbasan, në Berat e në të gjithë vendin. Kjo është një fushatë për të bërë një rezyme të situatës, ku ndodhemi. Ne ju kërkojmë ju, që deri më datën 27 janar, derë më derë, me komshinjtë, pensionistët, të papunët të flasim më ta dhe të jenë të gjithë më 27 janar në protestë. Ne duhet të jemi atje për veten tonë. Të jemi aty për të gjithë ata naftëtarë që i gënjyen natën e vitit të ri, për të gjithë minatorët, për të gjithë të përndjekurit politikë. Kjo është filozofia e Edi Ramës që të shkurtojë memorien. Të dalin për ,ti treguar Edi Ramës dhe kukullave të tij, për largimin e shqiptareve. Unë ju ftoj që të mos ndaleni në asnjë moment. Nuk duhet të ndalemi për tju thënë shqiptarëve të mos kenë frikë. Edi Rama iu bleu shqiptareve varfërinë, por jo shpirtin. Nuk e bën dot sepse nuk e kanë bërë burra më të zotë se ai. LSI ka qenë në pushtet me 2 partitë, edhe PD edhe me PS. Por pak ka pasur pushtetin, pak ka pasur edhe mëkatet,” tha Kryemadhi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura