Protesta, Këshilli Studentor i Tiranës: Do bojkotojmë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje

Mar 1, 2015 | 16:50
SHPËRNDAJE

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës deklaron se do të mbështesë kërkesat e studentëve të ardhur nga universitetet private për barazimin e tarifave të studimit, duke thënë se studentët do të bojkotojnë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga ana e qeverisë.

Perfaqesuesit e Keshillit Studentor

Në një deklaratë për mediat, Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës e quajti një “Akt çnjerëzor i policisë së shtetit që ndërpreu grevën kur studentët ishin në gjumë”. Sipas tyre, studentët përfunduan në spital me plagë me trup dhe policia bllokoi derën që ata të mos ktheheshin. “Greva e studentëve është një e drejtë themelore e tyre. Qeveria që duhet të jetë e para t’i mbështesë këto të drejta, është e para që i dhunon ato.”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor.  

Përfaqësuesja e këtij këshilli deklaroi se sipas kartës së Bolonjës studentët nuk duhet të paguajnë më shumë se të studentët e tjerë, ndërsa tarifat janë 10 herë më të larta se tarifat e studentëve të pranuar më parë në universitetin shtetëror. “Studentët do të bojkotojnë në ditët në vijim mësimin deri sa qeveria do të gjejë zgjidhje.”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor të Tiranës. 

Ndërkohë, pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, duke thënë se qëndrimet për të bojkotuar mësimin janë bërë nga persona të paautorizuar. Kjo frymë sipas tyre synon përçarjen e studentëve dhe ata që deklarojnë bojkot të mësimeve dhe provimeve nuk i përkasin këtyre strukturave. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura