Protesta e opozitës, Basha: Shqipëria do të ketë ofertën e re, nuk ndalemi. Rama-Meta, dëgjoni bashkimin e shqiptarëve, ikni!

Mar 12, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

“Pamja e bashkimit të shqiptarëve mbylli sot parlamentin dhe pushoi Metën nga detyra e kryetarit të kuvendit”. Me këto fjalë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur fjalimin e tij para mijëra protestuesve të mbledhur për dorëheqjen e Ilir Metës, para Kryeministrisë në Tiranë.  

Basha gjate fjales para protestuesve

 

Sipas Bashës, të gjithë e panë bashkimin e shqiptarëve.

“Dëgjojeni bashkimin e shqiptarëve, Meta ik, Rama ik. Kanë arrestuar 38 mijë qytetarë në një vit të vetë, njerëz të përbuzur nga qeveria e tyre që nuk gjeti kohë për ti dëgjuar, mjerim, varfëri, ndërkohë që oligarkët po mbushin xhepat, në cdo zyrë të qeverisë ka vjedhje, zyrat e qeverisë janë kthyer në portat e ferrit, rrjepjes së qytetarëve sipas modelit Rama-Meta dhe kur ekonomia është në krizë, kur mjerimi ka shtrënguar lakun, kur shqiptarët shtrëngojnë rripin e nuk mbyllin muajin, pasiguria e tritoli që vret e kërcënon, kur shqiptarët nuk mblidhen rreth tavolinës se nuk kanë me se, njerëzit po luten që tritoli të mos shpërthejë, që fëmijët të kthehen shëndoshë, ka një arsye pse rendi e pasiguria janë më keq se kurrë, janë Rama e Meta”- tha Basha.

Basha ka akuzuar këtë maxhorancë për gjendjen e mjeruar të rendit e sigurisë.

“Nuk mund të ketë rend e siguri për këta që janë në pushtet me krimin, në vend krimi nuk ka pasur kurrë lidhje kaq të forta me qeverisë, bandat e Ilirit e Edit, kanë dorë të lirë, drejtojnë e janë bërë të paprekshëm, nuk kuptohet ku mbaron krimi e fillon shteti.  Kryetari i kuvendit është në akuzë për vrasjen e dy deputetëve, akuza vjen nga superdeputeti, miku për kokë, ortaku i bizneseve dhe aferave”- tha ai.  

Basha mbi çështjen “Doshi” tha se mazhoranca ka 6 muaj e zhytur në krim, “6 muaj duart me gjak në zyrat më të rëndësishme të shtetit…në zyrat e tyre është bërë pazar me jetën e dy deputetëve. Janë bërë shantazh me matje forcash…Jemi sot të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë…vetëm sepse kumbarët në pushtet su morën vesh për tortën e pushtetit…shpërndarjes së privilegjëve”.

“Ujërat e qelbura dolën shehsit dhe qelbën kudo…Ministri i Brendshëm, korrier privat me vrasësin. Ligji dhe Kushtetua të shkelura me përdhunë”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës akuzoi qeverinë: “Janë mbledhur si një sekt mafioz dhe thurin çdo ditë alibi…I bëjnë presion prokurorisë që të dalë në atë konkluzionin që ata duan…Por ata kanë harruar se jemi këtu më të bashkuar se kurrë për të mos lejuar rënien e demokracisë që kemi arritur…”.

Basha tha se i kërkojmë me një zë Ilir Metës: “Ik, jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen e përballu me akuzat si njeri i thjeshtë”.

Sipas Bashës, Rama e ministri të ndalë presionet ndaj organit të akuzës dhe “ta çojë ministrin e Brendshëm për ndjekje penale për mbajtje të fshtehtë për 6 muaj të atij krimi mafioz”. 

Basha theksoi me tej se “Nga ky bulevard kërkojmë zbardhjen e akuzave më të rënda në historinë e demokracisë, jemi këtu për të manifestuar fuqinë e pathyeshme të bashkimit mbarëpopullor, për të thënë se jemi në këmbë të ngrihemi t’i dalim zot me cdo mjet demokratik vendit tonë”. 

“T’i dalim zot demokracisë së cuar buzë humnerës nga Rama e Meta, shkelësit e ligjit, oligarkë pa din e pa imam, ti dalim zot të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë, do të qëndrojmë të mbledhur e të bashkuar deri në fitore. Ky bashkim i shqiptarëve në këtë bulevard nuk është parë më parë, si asnjëherë më parë, por në emër të mijëra të tjerëve që nuk janë sot këtu, por ndajnë me ne të njëjtën brengë, e ndajnë të njëjtat ëndrra, i themi të akuzuarve, sido ta kenë emrin, Emiljano, Hakmarrje për drejtësi, Edi, Ilir, apo Saimir, jemi këtu deri sa të clirojmë vendin nga krimi e derisa drejtësia të bëhet”- tha Basha.

Basha theksoi se eshtë koha e një zgjimi të vrullshëm për t’u ngritur të bashkuar pa dallim, demokratë, opozitarë të djathtë e të majtë në rrugët e sheshet e protestës popullore për të demonstruar sovranitetin e popullit para një qeverie që ka devijuar nga rruga e ligjit dhe zotit.

“Jemi jo vetëm për ta ndaluar, por për ta rrëzuar.  Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se Shqipëria do të ketë ofertën e re, ne nuk ndalemi deri sa të ketë ligje drejtësi, krimi të mposhtet, nuk ndalemi, qytetarët të kontrollojnë qeverinë, deri sa ta shporrim, deri sa Rama e Meta të largohen”- tha ai. 

Me thirrjet drejtuar Metes, “Meta, dëgjojë zërin e qytetarëve, jep dorëheqjen!” dhe “Rama, mos bëj hesape me krimin, as me Ilir Metën, por merru me popullin”, Basha ka mbyllur fjalimin e mbajtur ne protesten e sotme.
 


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura