Protesta e minatorëve, reagojnë dy ministritë: Një pjesë refuzon draftin e propozuar

Jun 6, 2018 | 14:11
SHPËRNDAJE

Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave kanë reaguar pas protestës së minatorëve para kryeministrisë.

Sipas kësaj deklarate, dy ministritë dhe sindikata e minatorëve po punojnë për një draft të përbashkët, por ka ende minatorë që nuk e pranojnë dokumentin e propozuar.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj dhe Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar marreveshja me qeverine e SHBA, e cila parashikon shkembimin e informacionit per verifikimin e terrorizmit dhe rritjen e efikasitetit ne luften kunder tij.	/r/n/r/nMinister of Finance, Arben Ahmetaj, Foreign Minister Ditmir Bushati, Health Minister Ilir Beqaj and Minister of Energy and Industry Damian Gjiknuri, during a parliamentary session.

“Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen”, thuhet në deklaratën për mediat.

Sipas këtyre dy ministrive “Ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës. Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve. Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura