Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka pasur asnjë informacion nga inteligjenca në lidhje me protestën e kontrollorëve të Albcontrol në aeroportin e “Nënë Tereza”.
I ftuar në emisionin “Log” në Abcnews, Rama tha se autoritetet ishin të përgatitura që nëse një gjë e tillë do t ndodhte të rihapnin aeroportin brenda 24 orëve, pasi në rastin më të keq të mundshëm kjo do të zgjaste 10 apo dy javë.
Nazarko: Keni pasur informacione nga inteligjenca që po përgatitej një gjë e tillë?
Rama: Jo nuk ka nevojë të kesh informacione inteligjence. Mjafton një inteligjencë natyrale për të njohur se si funksionon mendja e Ilir Metës kur hëna është përmbys. Kjo periudhë e hënës përmbys po i zgjat për një periudhë anormale për ciklet e tij të përmbysjes së hënës dhe nuk ka nevojë për të pasur shërbime inteligjente për përçapjet që bën Presidenti me kontrollorët. Se ç’punë ka presidenti që pret kontrollorët, që ka mes tij dhe kontrollor edhe një leshko, leshko, po tamam leshko. Meta e tha vetë. Bëri një nga ato të tijat, një shitje dhe blerje që në fund janë shitblerje. Ne nuk kishim informacion se do plaste, por kishim qartësisht arsyen për të qenë të përgatitur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al