Protesta e djeshme/ Policia bën bilancin: Shtatë të arrestuar e 21 të proceduar. Na goditën me shkopinj, shtatë efektivë përfunduan tek Trauma e “Nënë Tereza”

| 10:18
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka bërë bilancin pas protestës ditën e djeshme dhe përplasjeve me artistë e aktivistë që kundërshtuan prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Me një deklaratë për mediat Policia bën me dije se gjaët ditës së djeshme janë arrestuar 7 protestues, janë proceduar penalisht 21 të tjerë she shumë të tjerë janë gjobitur.

perplasja-protesta-Teatri-dhuna-policia-konfikti-goditjet (14)

Të arresutarit janë Boiken Abazi, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj

Po ashtu në njoftim thuhet se protestuesit kanë goditur forcat e policisë me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 efektivë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë tek Trauma dhe Spitali Nënë Tereza.

Njoftimi i plotë

Forcat e Policisë së Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 maj 2020, me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, vijojnë të jenë në mbështetje të aksionit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 7 shtetas:

  1. A., 38 vjeç;
  2. Q., 37 vjeç;
  3. N., 35 vjeç;
  4. L., 35 vjeç;
  5. M., 33 vjeç,
  6. T., 30 vjeç;
  7. Xh., 33 vjeç.

U proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 21 shtetas.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

  1. Palo policeve,sherbetore te bindur te krye hajdutit Edvin Rama:Po gazetari lelaj qe e masakruat,me cfare ju goditi?Ju per krye hajdutin vrisni e dhe baben tuaj,qener qe ju kane hequr zinxhiret.

Comments are closed.