Protesta e banorëve të Unazës së Re/ Tritan Shehu: Nuk ju trembin ligjet si ato të Ramiz Alisë

Oct 14, 2019 | 22:01
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i pranishëm në protestën e Banorëve të Unazës së Re, tha se vendosmëria e tyre është simbol i mbrojtjes së vlerave dhe mesazh kundër autokracisë e korrupsionit.

Në fjalën e tij para banorëve, Shehu i krahasoi ligjet e miratuara në Kuvend, për bllokimin e rrugëve, me ligjet e Ramiz Alisë për mbrojtjen e monumenteve, ndërsa theksoi se edhe atëherë ajo që triumfojë ishte demokracia.

tritan shehu

“Është bërë një simbol tashmë sepse ju mbroni atë që është e shenjtë, pronën, ju mbroni atë që është më e lartë, dinjitetin njerëzor dhe nuk lejoni të nëpërkëmbeni. Ju luftoni jo vetëm për të drejtat tuaja, por për të drejtat e shqiptarëve, moralin e  shqiptarëve. Të dashur banorë, mos i vini faj zotërinjve të policisë, ata vuajnë, edhe ata janë të shtypur si ju. Ajo që ndodhi këto ditë, arrestimet e persekutimet, ligjet e reja që u miratuan, mua më kujtojnë diçka, ligjet e Ramiz Alisë për mbrojtjen e monumenteve. por kush fitoi? Demokracia e njerëzve, vendosmëria dhe ju e keni treguar këtë vendosmëri”, tha ish-deputeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura