Protesta e aktorëve/ Robert Ndrenika: Ministresha nuk më dha 5 pare për lapidarin e Spahivoglit, po na merr teatrin

Feb 8, 2018 | 17:53
SHPËRNDAJE

Aktorët në Shqipëri kanë dalë sot në një protestë në lidhje me projekt-ligjin e Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre, ky ligj ka shumë probleme dhe ministrja duhet ta tërheqë, ose të japë dorëheqjen. Pas shumë zërave kundër, sot ka folur dhe aktori Robert Ndrenika, i cili e quan Kumbaron “ministresh”.

Ai ngriti zërin për problemet që ka teatri sot dhe për zhvendosjen e godinës.

Sipas tij teatri është pronë e artistëve dhe askush nuk duhet të largohet që andej.

Ndrenika

Deklarata e Ndrenikës e dhënë për mediat

Jam shumë i gëzuar që shoh një mbledhje serioze serioze të një sindikate. Pothuaj se u thanë të gjitha, unë nuk kam çfarë të shtoj. Jam shumë dakord me të gjithë ato që janë thënë nga të gjithë artistët.

Është premtuar se do të bëhet një teatër, që në komunizëm dhe akoma dhe në 27 vite ne demokraci nuk është bërë akoma teatri. Teatri që është tani është pronë e jona, por gjatë viteve të demokracisë është vjedhur pjesërisht.

Kur të ndërtohet teatri i ri ne duhet të tërhiqemi, pasi ndërtesat e tjera për rreth janë zgjeruar. Po vazhdon një vjedhje e hapur.

Të gjithë kryeqytet e Ballkanit që kam parë, kanë teatro të mrekullueshëm dhe ndërtesa 500 vjeçare. Teatri ndërtohet njëherë në 500 vjet, duhet të jetë monument kulture.

Ajo turbina, ishte qesharake, për teatër nuk bën, është ndonjë fushatë elektorale.

Ajo fjala që i paskam thënë unë ministresësh që do shtrihem atje, dhe ajo që tha le të vij të interpretoj tek turbina që më ironizoi paska qenë e vërtetë. Pa u marr vesh se cfarë do të behet me teatrin asnjë të mos ketë besim, le që ajo opera të mos guxoj të qaset.

Mos keni besim dhe në këta analistë të mëdhenj, se ata 20 vite më parë janë bërë me ministren. Asnjë nuk tha se aty është ndërtuar teatri dhe filarmonia. I vetmi që na përkrahur ka qenë Fatos Lubonja dhe Maks Velo. Kjo ministresha, një herë i kërkova disa para për të bërë një monument për Spahivoglin, dhe nuk ka dha as 5 lekë.  Tiranës i takon të ketë një teatër dramatik, për mua sa herë që keni të tilla gjëra mua me keni përkrahë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura