PROTESTA E 8 JANARIT/Alibeaj: Berisha s’ka moral, të shkojë në shtëpi. Të na lërë të përballemi me regjimin e Edi Ramës

Jan 4, 2022 | 20:41
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Berisha për ditën e shtunë. Alibeaj e cilëson këtë paralajmërim për protestë si një klithmë e zbehtë të një agonie politike në të cilën duan të tërheqin demokratët.alibeaj

Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë moral në këtë iniciativë antidemokratike që po kryen ndaj selisë blu. Ndërsa i bën thirrje Berishës që të shkojë në shtëpi dhe t’i lër të qetë demokratët të përballen me regjimin e Edi Ramën.

Postimi i plotë:

Reagim i Nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj

Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.  Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.  Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjekje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!  Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura