Protesta e 27 janarit/ Duma: Nuk do të ketë heqje pllakash, ja çfarë synojmë

Jan 19, 2018 | 22:42
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma,ka folur për protestën e opozitës që do të zhvillohet më 27 janar, duke parashikuar se do të jetë një protestë e qetë. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ajo tha se po punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesmarrja është kyçe në këtë aksion.

grida duma

“Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditë është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën,” deklaron Duma.

“Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesëmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë devizave. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizmin e numrave.

Numrat nuk janë vetëm sasi por edhe cilësi. Pjesëmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës.

Së pari të nisë atë që është një valë protestash, është e vetmja mënyrë për të tronditur atë qeverisje që sot po rrezikon të shkojë në një tirani dhe autokraci” tha Duma.

Grida Duma po ashtu nënvizoi se Shqipëria duhet të përmbushë 5 prioritet kyçe të vendosura nga ndërkombëtarët, si e vetmja mundësi për çelur negociatat me Bashkimin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura