Protesta e 27 janarit/ Basha u jep porosinë e fundit deputetëve: Duhet që të..

Jan 22, 2018 | 19:52
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot dhe në fokus të diskutimeve ka pasur protestën e 27 janarit.Duke iu referuar burimeve nga mbledhja gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se Basha ka porositur deputetët për seancën parlamentare të së enjtes duke iu kërkuar të përdorin kohën e tyre për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

PD-mbledhje-grupi

Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/mbledhja-e-grupit-te-pd-zbulohet-porosia-e-bashes-per-deputetet-perdorni/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura