“Opozita del në protestë se ka frikë nga Reforma”, Basha: Nuk merrem me brekushet e propagandës

Jan 25, 2018 | 21:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka deklaruar se për protestën e 27 janarit se ka një strategji për situatën  në të cilën ndodhet vendi.

basha

Basha tha gjithashtu se qytetarët nuk do të vijnë për partitë politike por për të kuptuar udhëkryqin se ku kemi arritur.

“Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk bëhët as për PD dhe besoj se të njëjtin qendrim ka edhe LSI e cila flet për vete.  Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. Bëhet për njerëzit kjo protestë. Opozita ka detyrat dhe hapësisat e saj.

Në një demokraci funksionale, ka parlamentin, komisionet parlamentare, ka komisionet hetimore parlamentare, ka interpelancat, i drejtohet Prokurorisë, gjykatave për të zgjidhur problemet e krimit dhe korrupsionit. opozita ka po kështu institucionin e zgjedhjeve dhe qytetarët vendosin”, deklaroi Basha.

“Ne mund të rrimë këtu të bëjmë një analizë të madhe të zgjedhjeve, analizën e ka bërë skandali i Saimir Tahirit. Skandali i Saimir Tahirit e ka bërë analizën e zgjedhjeve. Ta thonë ata, e kupton ti, me pak theks vlonjat, por e kupton, edhe atë fjalën e ndyrë “ia kam bërë këte e atë votive, 5 milion merr në muaj, 20 milion hedhe në zgjedhje. Pra ështe qartë se Shqipëria ka rënë në dorë të krimit. Nuk ka rënë sepse krimi na pushtoi me ushtri, por sepse Edi Rama zgjidhi krimin për të ardhur në pushtet dhe vazhdon bashkëpunimin me krimin dhe kur vazhdon bashkëpunimin me krimin, Shqipëria kthehet në një zonë të lirë të krimit. Kërcet tritoli. Plas droga dhe hashashi. Pasuritë e shqiptarëve grabiten,” tha Basha.

“Opozita ka një strategji të vetën, sigurisht. Partia Demokratike ka një strategji të hartuar në bazë të kësaj gjendjeje ku ndodhemi por pjesë kyce e kësaj strategjie tani është reagimi i qytetarëve. Opozita e ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë të vetën. Ishte për shkakun tonë që u denoncuan kriminelët e sot në parlament ke më pak vrasës e përdhunues dhe trafikantë sec kishte parlamenti i kaluar. Ne bëmë betejën kundër drogës kur qeveria thoshte ishin mushkonja dhe është e vërtërë që nuk arritëm të parandalonim mënxyrën por tani të gjithë janë të paralajmëruar për projektin e kthimit të Shqipërisë në Kolumb” tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura