Protesta/ Dhunimi i tre policëve bashkiakë, Veliaj poston fotot: Puna do e mundë dhunën

Nov 15, 2018 | 14:48
SHPËRNDAJE

Tre efektive te policise jane lenduar sot gjate protestes se banoreve te Astirit, perpara bashkise se Tiranes, ne te cilen nuk munguan tensionet, perplasjet, hedhjet e shashkave dhe flakadaneve.

Bashkia njofton se nga përplasja kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë.

policet

“Deri më tani, janë tre punonjës të Policisë Bashkiake që kanë marrë dëmtime me mjete të forta dhe që janë dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spital”- ben me dije bashkia.

Gjate protestes, shoqeruar me thirrje drejtuar Veliajt dhe me deklarata se nuk i leshojne gjalle banesat ku kane investuar mundin e jetes, protestuesit pas hedhjes së flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave drejt efektivëve të policisë, janë afruar dhe kanë nisur përplasjen fizike duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës.

Per kete ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, bënë të ditur se ashtu si edhe në rastin e këndit të lojërave te Parku i Madh i Liqenit, edhe te Unaza e Madhe puna do mundë dhunën.

“Mirenjohje te thelle policeve bashkiake per qytetarine perballe partise se dhunes, hurit e zjarrit!

Sherim te shpejte 3 oficereve te plagosur!
Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e munde dhunen, dhe qyteti do triumfoje mbi barbarine!
Ta harrojne, Tirana nuk ndalet me!”, shkruan Veliaj në Tëitter ku ka postuar edhe disa foto të policëve që janë dëmtuar.

0c692dfc-0fe3-4b55-b0fb-40bca4fc019a 09ae4834-3c16-4024-a227-961bbac37e3f f6bba4ff-7c77-40ac-a78e-30562a8c6b39 10f04bed-bf69-42e1-9633-5cb14081295e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura