DETAJET/ Nesër deputetët e opozitës do jenë në Kuvend. Basha udhëheq protestën nga Sheshi Skënderbej tek Kryeministria

Mar 11, 2015 | 22:14
SHPËRNDAJE

UPDATE/Ka përfunduar rreth orë 21:30 mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, nga ku deputetët kanë dalë me direktiva të qarta për protestën e ditës së enjte. Pas rreth 1 orë e 30 minuta mbledhje, ka qenë deputeti Sali Berisha që ka folur dhe ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe madhështore. Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi për mediat të njejtën gjë. PD tha Basha është e vendosur në kërkesën e saj për dorëheqjen e kreut të Parlamentit Ilir Meta. 

Lulzim Basha pas mbledhjes se Kryesise se PD-se

“Opozita është e vendosur në kërkesat e saj për dorëheqjen e Ilir Mëtes, për t’i hapur rrugë drejtësië, për t’i hapur rrugë hetimeve,… vetëm nëpërmjet transparencës shqiptarët do shërohen nga kapja e kokës së qeverisë e vendit nga krimi dhe bandat…protesta do jetë e gjithëanshme që do nisi nga Sheshi Skënderbej deri tek Kryeminsitria…për një protestë madhështore, popullore por paqësore”,- tha Basha për mediat.

Nesër, deputetet e opozites do jene ne Kuvend  gjatë mbajtjes së seancës plenare. Ndersa do te jete Lulzim Basha ai qe do te udheheqe protesten nga Sheshi Skenderbej tek Kryeministria, ku do te mbaje edhe nje fjale.

Sakaq, edhe nëpër rrethe, kryetarët e partive duket se janë përgatitur për nisjen drejt Tiranës, për të arritur orën 11:00, kur nis edhe tubimi, nga Sheshi Skënderbej, deri tek Kryeministria.

Meminaj: Merrni ID me vete 

Moisi Meminaj, kryetari i PD-së në Vlorë, i është përgjigjur thirrjes së Policisë së Shtetit, teksa u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që duan t’i bashkangjiten protestës, të kenë edhe kartën e identitetit me vete. “Nisja bëhet në ora 07:00 tek Xhamia. Lutem merrni ID me vete. Faleminderit!”,- ka thënë Meminaj.

Policia, duke garantuar marrjen e masave për sigurinë dhe rendin gjatë protestës së nesërme të njoftuar nga Partia Demokratike, ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim për kontrollet e shtuara në akset rrugore, mjediset publike dhe të jenë të pajisur me mjet identifikimi.

Partia Demokratike ka në themel të kërkesës së saj, dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi se është kryeparlamentari ai që ka porozitur vrasjen e Doshit dhe Fufit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura