Prostata, heqja e duhanit rrit shanset e jetesës

Jun 30, 2018 | 7:13
SHPËRNDAJE

Një metaanalizë e kryer nga bashkëpunimi i mjekëve australianë, zviceranë, spanjollë, jordanezë, japonezë dhe amerikanë, botuar në revistën “Jama oncology”, tregon se ndërprerja e duhanit rrit mundësinë e mbijetesës te pacientët me kancer prostate.

Kanceri i prostatës prek 15-20% të burrave, të cilët vdesin në 2.6% të rasteve. Në studimin në fjalë u analizuan të dhënat e 22 mijë e 549 pacientëve, që vuanin nga kanceri i prostatës, të cilët, pas diagnozës, iu nënshtruan prostatektomisë ose radioterapisë.

kajenje-1024x684Pacientët konsumues, që pasi u diagnostikuan me kancer e lanë vesin, rezultuan me një rrezik më të ulët të përsëritjes së tij. Nga ana tjetër, ata që nuk e lanë duhanin treguan një rrezik të lartë për zhvillimin e metastazave të reja dhe vdekjes si shkak i sëmundjes nga e cila vuanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura