Propozimi i ri/Deputeti i PS: Veting edhe për pronarët e lojërave të fatit, evazion…

Sep 13, 2018 | 10:56
SHPËRNDAJE

 

erion-brace (1)Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka propozuar sot në Parlament se përveç vetingut në drejtësi dhe atij në politikeë,  të bëhet veting edhe për pronarët e lojërave të fatit.

Nga salla e Parlamentit, socialisti tha se krimi i organizuar ka hyrë në biznesin e lojërave të fatit.

Sipas tij pronarët e këtyre kompanive duhet ti nënshtrohen hetimit të pasurive , pasi sipas Braçes kanë vite që kryejë evazion fiskal.

“Krimi i organizuar ka hyrë në biznesin e lojrave të fatit. Duhet veting për të gjithë pronarët e lojrave të fatit. Paraja e luajtur në këto aktivitete është e  deri  13-17 miliardë lekë. Ajo që bie në sy është që shifra është e njejtë, që nga 2011,-2012 dhe deri në 2018”, ka thënë Braçe.

 Më tej kreu i Komisionit të Ekonomisë ka kritikuar dhe strukturat qeveritare se kanë toleruar evazionin fiskal që kryejnë lojrat e fatit prej vitesh.

“Evazioni fiskali lojrave të fatit është dramatik në këto vite me lojrat e fatit. Normat e fitimit e lojrave të fatit me zorë arrijnë në 8-9%”, ka thënë socialisti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura