Propozimi i ri i për reformën në drejtësi, Rama: Jemi të hapur

Jul 10, 2016 | 20:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama pas propozimit më të fundit të SHBA-ve dhe BE-së për arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformës në drejtësi, është shprehur i hapur për negociata.banner_nuland

Në takimin me zv.ndihmës Sekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, Rama ka deklaruar se, shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Kurse, Nuland ka nënvizuar se SHBA-të presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura