Ganaj i ILDKP: Prokurorë të korruptuar e të fëlliqur s’hetojnë gjyqtarët, një gjyqtar deklaron 100 milionë për gruan shitëse

Apr 23, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm i ILKDP-së, Shkëlqim Ganaj, ka akuzuar dje Prokurorinë se përdor standarde të dyfishta për hetimin e zyrtarëve të dyshuar për pastrim parash apo korrupsion.

Kreu i ILDKPI, Shkelqim Ganaj

Ganaj ka shpërthyer dje gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, duke thënë se Prokuroria përdor rastet e ILDKP-së për statistikat e tyre të fëlliqura, duke ndjekur në mënyrë selektive rastet e referuara.

“Është shumë e rëndë të punosh me dy standarde. Prokuroria është duke punuar me dy standarde. Është njësoj si të kapen dy qytetarë me pasaporta të falsifikuara në Rinas, njëri të shkojë në gjyq, tjetri të lirohet. Fsheh pasurinë zyrtari i Tiranës miliona euro, fsheh pasurinë gjyqtari i Kavajës 10 herë më pak se ky. Ai i Kavajës shkon në gjyq, atij të Tiranës i pushohet çështja. Zyrtarët e Tiranës, që janë më milionerët, dhe Prokuroria për statistikat e saj të fëlliqura, që thotë e bëra edhe një që të mos vijë pa gjë fare, 25 çështje i pushon dhe bën një në Kavajë apo Ersekë. Për statistika të fëlliqura, nga prokurorë të korruptuar dhe të fëlliqur. Që po i vënë kazmën jo vetëm institucionit tonë, por po i vënë kazmën gjithë vendit”, tha ai. 

RASTI
Ai ka përmendur rastin e një gjyqtari, sipas të cilit pretendon se ka fituar 100 milionë euro nga puna e bashkëshortes si shitëse part-time.

“Kur të gjithë kërkojnë rritjen e ndëshkueshmërisë, ky lloj soji prokurorësh të paaftë dhe të korruptuar bën të tilla veprime. Ka shkuar gjyqtari i Kavajës, që është një i çmendur, një skizofren. Mirë kanë bërë që e kanë çuar, por ai s’ka as miq, as krah, as taraf dhe i ka 100 herë më pak problemet se 6 gjyqtarët me të cilët s’merret kush. Njëri nga gjyqtarët thotë që 100 milionë i kam nga puna e gruas part-time si shitëse. Më thoni ju, ku fitohen këto para si shitëse part-time? Dhe arsyetime të tjera që janë qesharake. S’merret kush me atë se është në Tiranë e ka para. Ky i Kavajës që është një i lojtur nga mendtë, e çojnë për gjykim për statistika të fëlliqura”, tha Ganaj.

Sipas inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP-së, ky institucion para ndryshimeve ligjore ishte shndërruar në lavatriçe të pastrimit të parave, pasi zyrtarët deklaronin shuma kesh të cilat nuk i kishin, dhe më pas ato para i merrnin ryshfete dhe i fusnin si të pastra në bankë.

“ILDKP ishte kthyer nga institucion kontrollor në lavatriçe të pastrimit të parave. Deklarimi i gjendjes kesh para fillimit të detyrës, qindra- mijëra euro u hoq. Nuk ka asnjë zyrtar që pas prillit që sjell këtë deklaratë të gjendjes kesh. Dhe kjo vërteton atë që ne kishim dyshim, se kjo është fiktive dhe bëhet për t’i legalizuar që në fillim, për t’i vjedhur nëpërmjet tenderave apo ryshfetet dhe për t’i futur më pas në bankë si të pastra. Nuk ka më shuma keq, siç kemi pasur vitet e kaluara, 300 mijë, 500, 600 mijë euro, shuma marramendëse kesh”, tha ai.

MASA
Kryeinspektori ka kërkuar që të hiqet masa me gjobë si ndëshkim maksimal dhe të vendoset dënimi me burgim. Po kështu, sipas Ganajt, misioni i ILDKP do të përmbushet kur t’i jepet e drejta me ligj për të konfiskuar paratë e korrupsionit.

“T’i heqim këto gjobat, se janë turp. Shkon punon, vjedh, merr ryshfet, e bën tenderin si do, fiton qindramiliona euro dhe në fund shkon dënohet me 1 milion lekë gjobë. Këtë mund ta bëjë, kushdo pastaj, se mesazhet që jepen, janë që mund të bësh ç’të duash, por në fund s’të gjen gjë. Edhe nëse të gjen, është që të paguash 1 milion të vjetër gjobë. Partnerët ndërkombëtare na kanë sugjeruar që të shkojmë te sekuestrimi i çdo qindarke që nuk justifikohet me burime të ligjshme, atëherë misioni i ILDKP është i papërmbushur”, tha Shkëlqim Ganaj.

Debati ne Komision 

Bylykbashi: Sa nga keto deklarata pas shtatorit 2014 deri ne ndryshimet ligjore te ILDKP keni kontrolluar dhe cfare masash keni marre?

Ganaj: Per 2014 kemi kontrolluar rreth 1 500 zyrtare….kemi filluar me zyrtaret që 10 vjet nuk ishin kontrolluar.

Bylykbashi: Thate se ne te shkuaren ishte shkaterruar struktura e institucionit…keni deklaruar se po rihapni ceshtje te mbyllura me pare etj…ju hapni procedura te vjetra te mbyllura dhe investigoni? Si e zbatoni proceduren e hetimit administrativ?

Ganaj: Nga 1 mije e 500 kontrolle te plota 82 % te pakontrolluara asnjehere. E drejta e rikontrollit e percaktuar ne nenin 25, që thote se lejon te kontrollojme ne cdo kohe…eshte pune e dhimbshme kur gjen dosjen e gjymtuar pervec dosjeve te zhdukura fare..

Bylylbashi: Ka nje rast te fresket …eshte rasti i zotit Bode që ILDKP ka kallzuar penalisht per fshehje te pasurise…mesa kam ndjekur une publikisht pretendohet me fakte konkrete që ju nuk keni asnje njoftim zyrtar sipas procedurave që kerkon ligji

Ganaj: A eshte deputet a minister s’ka ndonje rendesi…ka nje praktike rigoroze per hetimin administrativ…s’ka pasur raste te kallzuara penalisht pa u njoftuar, jo vetem nje herë po dy-tre here subjekti…dhe vete pasi e kemi njoftuar ka shkuar dosja prokurori.

Braho: Mendoj se duhet te shmangemi ketyre pyetjeve …se kemi thirrur Ganajn per ta pyetur per Boden. Bylykbashi te lere keto provokime

Ganaj: Ka prokurore te felliqur, te paafte dhe te korruptuar që po i vene kazmen vendit sidomos kur jemi ne prag që duhet te hapen negociatat per anëtaresim

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura