Propozim në Kuvend/ Deputeti Salianji në Korçë: Qytetarët janë ngopur nga debatet politike! Ulje e TVSH-së në 6% për të çmimin e produkteve të shportës

Oct 2, 2021 | 19:30
SHPËRNDAJE

ervinsalianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se qytetarët janë të tejngopur me debatet politike dhe janë zhytur në pasiguri nga kjo qeveri.

Në një takim me qytetarët e Korçës, Salianji thotë se pa mbushur ende një muaj, qeveria e re ka rritur çmimet e bukës ndërkohë që çmimet e shportës vijojnë të rriten.

Ai thotë se PD do të propozojë në Kuvend uljen e TVOSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%.

Postimi i Salianjit:

Çdo javë me qytetarët! Qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron! Pa mbushur ende një muaj që kanë hyrë në zyra dhe shikoni çfarë po ndodh: çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje!

Ata që kanë përgjegjësi heshtin! Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtëpërdrejtë në ekonomitë e familjeve tuaja! Diferencën në politikë e bëjnë aktet! Koha do të tregojë më shume

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura