Propozim i çmendur nga Interi, zikaltrit japin Kandrevan për…

Jan 27, 2019 | 15:45
SHPËRNDAJE

Interi ka marrë një hov të madh në këtë merkato dhe është shumë vështirë të ndalojë mesa po duket. Pas transferimit të Sedrik Soares, në formë huazimi, ziklatrit duan që të bëjnë pjesë të ekipit dhe belgun Janik Karasko.

kandreva

Belgu, luan në Kinë te skuadra e Dalian Jifang. Mënyra që do ta sjellë në Milano është të japë Kandrevan në këmbim të tij. Kjo gjë do të bëhët kokë më kokë, pa dhënë asnjë qindarkë.

Sipas “Sky Sport”, zikaltrit janë të interesuar për një mesfushor krahu, pasi Kandreva nuk po jep atë që presin. Karasko është 25 vjeç, ndërsa Kandreva 31-vjeç. Shumë vështirë të bëhet një transferim i tillë, por në merkato asgjë nuk është e pamundur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura