Pronat, Vorpsi në Panorama TV: Nga shtatori në dhjetor ka pasur “heshtje varri”, as deputetët e opozitës nuk e hapën gojën! “Arma” e fundit për ta rrëzuar është “Kushtetuesja”

May 27, 2023 | 14:06
SHPËRNDAJE

Kreu u Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, është shprehur se menjëherë pas miratimit të ligjit të ri të kompensimit të pronave në shtatorin e vitit të kaluar, ka pasur një heshtje dhe mungesë informacioni deri në dhjetor.

bhglls

Ai tha se të vetmit që kishin informacione mbi atë ligj ishin deputetët e Kuvendit, të cilët sipas tij, e kaluan në heshtje këtë ligj.

Vorpsi shtoi se e mirëkupton heshtjen e deputetëve të maxhorancës, por nuk arrin të kuptojë atë të atyre të opozitës.

Sipas Vorpsit, “arma e fundit” që kanë në dorë ish-pronarët për shfuqizimin e ligjit, është Gjykata Kushtetuese.

“Është votuar dhe ka kaluar ligji 77 në Parlament në 19 shtator të vitit 2022. Nga shtatori deri në dhjetor ka patur një heshtje varri. Shtypi, mediat, pronarët nuk dinin gjë. Të vetmit persona që e dinin ishin deputetët e Kuvendit. Heshtjen e deputetëve të PS-së unë e mirëkuptoj, por nuk arrij të mirëkuptoj heshtjen e deputetëve të opozitës.

Si nuk e hapi njeri gojën për 3 muaj me radhë dhe të thoshte se çfarë kishte ndodhur, por ju iku gjuha. Shifra 101 miliardë që ka dalë, do të përfundojë në 20 miliardë lekë. Në Gjykatën Kushtetuese këto ndryshime mund të ankimiohen në Gjykatat e Shkallëve të Para, por nuk do të kenë asnjë efekt, pasi gjykata do të thotë kështu është ligji dhe mbaroi kjo punë. Kemi të bëjmë me një ndryshim ligjor që po nuk ndryshoi ligji në GJK, nuk mund të ketë ankimim në Gjykata të shkallëve më të ulëta dhe në apel.

Nëse GJK do i thotë qeverisë shqiptare që përftimet e zbritshme ti nuk mund t’i përdorësh sepse unë i kam ndaluar me vendim të GJK të kaluar… Do t’i kërkojmë pezullimin e ligjit GJK, por nuk besoj se do ta pranojë këtë gjë. GJK mbetet arma e fundit në dorë të ish-pronarëve”, është shprehur Vorpsi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura