Rama: S’legalizohen pronat e vjedhura, ‘luftë’ gjyqtarëve falsifikues

Aug 29, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

VLORE/ Prokuroria e Përgjithshme, AKKP, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit kanë firmosur në Vlorë një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional kundër abuzimit me pronat.

Kryeministri Rama ka theksuar se Vlora eshte qarku me problematik, nderkohe qe ka garantuar se do te kete kundersulm ndaj grabitesve te pronave per t’i dhene zgjidhje njehere e mire kesaj problematike.  

rama“Zhvillimi i ekonomisë nuk mund të jetë një hapësirë e shkëputur nga zhvillimi normal i pronës, shteti nuk mundet të mbyllë sytë përpara një fenomeni kanceroz që me vite ka prekur e cenuar në qelizë të gjithë organizimin e sigurisë juridike të pronës, duke e kthyer në gangrenë që pengon zhvillimin e vendit dhe bie ndesh interesave pasurore të qytetarëve dhe pronarëve të vërtetë. Ne jemi njohur me fakte të tmerrshme dhe të pakundërshtueshme se si mijëra hektarë tokë janë vjedhur me dokumente false. Ka funksionuar mes një zinxhiri mes pushteteve përfshirë atë gjyqësor”- tha Rama.

Duke dhënë shembuj të grabitjes mes falsifikimit, Rama lajmëroi edhe për luftë me gjykatësit që janë bërë palë në këtë proces të paligjshëm.

“Lufte edhe me gjykatësit, gjykatës të cilët fshihen pas vendimesh kolegjiale që kanë marrë edhe formë të prerë në disa shkallë e në këto kushte aktualisht janë të pandëshkueshëm, por vetëm aktualisht, se jam i bindur se reforma në drejtësi do të krijojë kushte të reja për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të ndarë kush meriton të mbajë togën dhe përgjegjësinë e të qenit garant i lirive dhe të drejtave të njerëzve dhe kush nuk e meriton togën e gjykatësit”- tha ai.

Sipas Rames, Policia e Shtetit ka një rol të rëndësishëm të hetimeve dhe ekspertizave . “Për të cilat i kemi dhënë mbështetje të plotë për rritje të kapaciteteve teknologjike, që  aktet e ekspertimit të mos jenë si ato të falsifikimit, të jenë solide e të pakontestueshme”- tha ai.

Rama deklaroi se ata që kanë grabitur pronat e shtetit dhe potencialet e zhvillimit të vendit, apo që kanë grabitur pronat e të tjerëve, thjesht i kanë shpëtuar individualisht ndëshkimit të ligjit, por nuk do ta gëzojnë pronën e grabitur.   

***

Qato shprehu shqetësimin e konstatimit të përditshëm të rasteve të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumentave.

“Stafi i AKKP-së konstaton raste të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve, duke synuar pëfitimin në mënyrë të padrejtë. Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin dhe elementë të veprave penale. Një pjesë e tyre edhe pse procedurialisht janë parashtruar për shkak të realizimit të tyre kohë më parë vazhdojnë të sjellin anomali. Ky problem shfaqet dukshëm dhe në çështjen e regjistrimit të tyre dhe transaksionit të fituar në mënyrë të paligjshme. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund zbardhjen e padrejtësive me pronën. Abuzivizmit me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave i ka ardhur fundi”, tha Qato.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se marrëveshja synon kthimin e ligjshmërisë në të drejtën e pronave. Llalla ka deklaruar nga Vlora se ky qark ka edhe numrin më të madh të veprave penale që lidhen me pronësinë.

pronat“Prokuroria do të kryejë gjithë hetimet për rastet e pronave publike, përgjegjësit do të vihen para ligjit. Do të kthejmë ligjshmërinë lidhur me cështjen e pronave në gjithë territorin e vendit”- tha Llalla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura