Pronarja mbante hapur lokalin në Tiranë, ishte gjobitur pak më parë, por çfarë ndodhi sot. Dalin pamjet

Mar 28, 2020 | 11:17
SHPËRNDAJE

Nje pronare e nje lokali ne Tirane nuk eshte terhequr as nga rregullat dhe as nga gjoba qe kishte marre para disa ditesh, por ka vijuar te mbaje hapur biznesin e saj.

lokal tirane izolim koronavirus policia

Rama teksa poston videon nga nderhyrja e policise ne kete biznes ben me dije se efektivet “Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore”.

Postimi i Rames

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura