Pronari vret veten me armë gjahu në mes të lokalit për arsye të panjohura

Nov 3, 2019 | 15:06
SHPËRNDAJE

Pas një burri në Tiranë që u hodh nga kati i gjashtë, një tjetër në Korçë ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvrarë.

lokali
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në lagjen Nr.9 të qytetit, ku shtetasi Viktor Bardhoshi, ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura