Pronari shokohet kur kthehet në banesë, Policia: Ja sa para i kanë grabitur

Sep 12, 2017 | 11:20
SHPËRNDAJE

Një tjetër vjedhje në Ksamil. Pre e hajdutëve ka rënë mbrëmjen e datës 11 Shtator, rreth orës 22:35, banesa e shtetasit me inicialet Sh.M, i cili ka telefonuar Policinë dhe ka lajmëruar se i kanë vjedhur shtëpinë.

policia kontroll

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Sh.M janë marrë (vjedhur) një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë të reja, 3000 Euro si dhe disa bizhuteri të ndryshme.

Në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura