Prokurorja e Tiranës kalon me sukses vetingun, KPK: Konfirmohet në detyrë

SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar ne detyre Antoneta Bejko Sevdari, prokuroren pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. KPK përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari. Vendimi eshte njoftuar paraditen e sotme.

Sipas KPK ka qene e sakte ne deklaratat e pasurise. Bashkeshorti i saj ka qene subjekt i hetimit dhe ka burime te ligjshme per pasurine e tij. Nderkohe qe DSIK e ka nxjerre te pershatshme per te detyren.

“Ne vleresimin per aftesite profesionale, ne vitin 2016 eshte regjistruar kallezim penal per shtetasin G.D. per refuzim te deklarimit te pasurise. Prokurorja ka bere veprimet e duhura dhe ka kerkuar 4 muaj burgim. Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pushimin e ceshtjes per te. Konstatohet se subjekti nuk e ka ankimuar brenda afatit vendimin e gjykates. Ajo me pas ka kerkuar rivendosje ne afat per ceshtjen ne fjale, pasi ka pritur zbardhjen e vendimit dhe gjykata ia ka rrezuar kerkesen. Sipas gjykates, dosja eshte dorezuar ne sekretari brenda afatit dhe prokurorja nuk e ka ankimuar ne kohe vendimin”- u deklarua ne seance.

Vete prokurorja Antoneta Sevdari e ka quajtur te drejte vleresimin e KPK. “Eshte i drejte vleresimi i KPK mosankimimin e atij vendimi. Ne ate periudhe me eshte dashur qe te kujdesem per nje familjar te semure rende dhe ndaj e kam vonuar ankimimin. Gjykata ma refuzoi argumentin e forces madhore. Praktika gjyqesore njeh faktore te tjere madhore per humbjen e afatit te ankimimit. Kerkoj rikonfirmimin ne detyre”- tha ajo.

***

Sevdari e ka filluar karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në vitin 2002 dhe në vitin 2013 ajo është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka qenë pjesë e task-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

5a2ff49d-6a3e-417a-b907-d6eb2df2b347

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Antoneta Sevdari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Antoneta Sevdari kishte një pasuri të deklaruar prej 4.4 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria familjare e Znj. Sevdari kap një vlerë prej 20.2 milionë lekë, duke regjistruar një rritje të pasurisë bruto me 4.6 herë. Rritja e mesatare e pasurisë së çiftit Sevdari ka qenë 1.1 milionë lekë në vit.

Pasuria e Znj. Sevdari përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerë 16.5 milionë lekë, pasuri të luajtshme në vlerë 1.5 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 600 mijë lekë dhe likuiditete në cash në vlerë 1.5 milionë lekë.

Pasuritë e paluajtshme konsistojnë në një shtëpi banimi të ndërtuar pa leje në vitin 2001-2002 me vlerë 3 milionë lekë në Durrës dhe legalizuar në vitin 2013 kur zortëron 25%, me burim të ardhurat familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni. Një aparament me vlerë 97,500 euro dhe sipërfaqje 101 m2, plus 12 m2 ammbjente të përbashkëta dhe një tokë truall në fshatin Yzberisht në Tiranë.

Të ardhurat e familjes Sevdari gjatë periudhës 2003-2017 kapin prej afro 57.8 milionë lekë, ku 29.4 milionë lekë ose 49.3 % vijnë nga aktiviteti i bashkëshortit si person fizik, 14.8 milionë lekë ose 29.4 % nga paga dhe shpërblimet e subjektit, 6.3 milionë lekë ose 10.5 % nga pagat e bashkëshortit dhe 15.3 % nga të ardhurat e tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga të cilët nuk u konstatuan probleme, por nga analiza e deklaratave u konstatuan tre ‘flamuj te kuq’.

Subjekti gjatë periudhës deklaruese ka deklaruar të ardhura dhe detyrime të lidhura me aktivitetin privat të bashkëshortit, të cilat duhet të pasqyrohen në pasqyrat financiare të aktivitetit tregtar dhe nuk janë objekt deklarimi.

Në vitet 2009, 2010 dhe 2011 është deklaruar xhiroja vjetore dhe jo fitimi neto nga aktiviteti i bashkëshortit si person fizik, duke rritur të ardhurat vjetore në mënyrë artificiale. Githashtu, si burim për shtimin e pasurisë familjare, janë përdorur edhe likuiditetet në bankë në emër bashkëshortit si person fizik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Marrë nga Reporter.al

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Aliti shkon në Rusi, Skënderbeu pret Bicajn
Artikulli tjetërEKSKLUZIVE/ Heroi Irakli Dzaria: Goli i karrierës për mua

S'KA KOMENTE

Comments are closed.