Provat për planin e vrasjes, deputeti Tom Doshi del pas 6 orësh nga Prokuroria, shmang mediat (FOTOT)

Mar 5, 2015 | 15:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deputeti Tom Doshi ka dale nga ambientet e Prokurorise se Krimeve të Renda rreth ores 15:25, pas rreth 6 orësh, ku ishte thirrur nga organi i akuzes te depozitoje te gjithe provat dhe faktet qe disponon ne lidhje me deklaratat publike që ka bërë gjatë tri ditëve të fundit. Raportohet se Doshi nuk ka pranuar te kete komunikim me mediat.

Deputeti Doshi duke hyre ne Prokurorine e Krimeve te Renda

Ai eshte paraqitur ne Prokurori mengjesin e sotem ne oren 09.30, plot 90 minuta me vonese, nga orari qe i kishte caktuar akuza per t’u paraqitur. Hyrja e Doshit në prokurori u bë nga dera e përparme e këtij institucioni. Makinat e Doshit një “Audi” e blinduar dhe një “BMW Seria 7” gjatë kohës që ai ishte brenda në prokurori, kanë pritur gjatë gjithë kohës para hyrjes së pasme të organit të akuzës, nga ku mendohet se Doshi ka dalë. 

Një ditë pas urdhrit të prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve, kryesisht për akuzat e deputetit Tom Doshi, Krimet e Rënda kanë regjistruar çështjen penale. Dosja e hapur për këtë ngjarje sipas Prokurorisë është regjistruar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë”.

Pas marrjes së tij në pyetje te te arrestuarit si vrasesi i porositur Durim Bami, nga dy prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda, Përparim Kulluri dhe Manjola Hasa, organi i akuzës i dërgoi dje ftesë për paraqitje deputetit Tom Doshi.

Makina e Tom Doshit

Atij i është kërkuar që sot në ora 08.00 të paraqitet në Prokurori për të dhënë deklarime e dorëzuar provat që disponon në lidhje me deklaratat publike që ka bërë gjatë tri ditëve të fundit.

Të paktën dhjetë persona pritet të thirren në Prokurori për të dhënë deklarime në fazën e parë të hetimeve të nisura për akuzat e deputetit Tom Doshi.

Grupi i hetimit ka hartuar një listë me emrat e dhjetë personave të lakuar në këtë çështje që do të merren në pyetje gjatë ditëve në vazhdim. I pari në këtë listë është vetë deputeti Tom Doshi dhe disa nga personat e përmendur prej tij, si shtetas që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria tha se do të marrë në pyetje të gjithë personat e mundshëm që kanë dijeni apo që janë përmendur gjatë akuzave disa ditore të Tom Doshit.

[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura