Prokuroria sqaron: Ja pse e arrestuam Albin Kurtin

Oct 13, 2015 | 11:25
SHPËRNDAJE

Prokuroria është deklaruar sot për arsyen e arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti. 

Albin Kurti, foto ilustruese
Albin Kurti, foto ilustruese

“Arrestimi i Kurtit ka ndodhur në kuadër të hetimeve që i ka filluar Departamenti i Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngjarjet e fundit në Kuvend, të gjithë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- ka njoftuar prokuroria.

Sipas organit te akzues, Albin Kurti është intervistuar në polici, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe menjëherë pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Per rastin ne fjale jane duke u zhvilluar hetimet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura