Prokuroria sekuestron tokën në Elbasan pas dënimit të shqiptarit në Itali

Nov 25, 2015 | 13:01
SHPËRNDAJE

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon sekuestrimin e dy njësive tregtare me sipërfaqe 110 m2, si edhe 1000 m2 tokë arë në qytetin e Elbasanit, në pronësi të shtetasit Pali Dedja, babai i shtetasve Ferdinand dhe Ilir Dedja, të shpallur fajtorë nga autoritetet italiane për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Prokuroria per Krimet e Renda
Prokuroria per Krimet e Renda

Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetime në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se, në emër të shtetasit Pali Dedja, rezultonin të regjistruara pasuritë e sipërpërmendura, për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë krijuar prej të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali i djemve të tij, për të cilët kanë marrë dënimin secili me nga 25 vjet burgim. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura