Arben Ndoka sërish dëshmitar kundër Frrokut në vrasjen e komisar Lamajt

Apr 6, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Edhe pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpalljen e Arben Frrokut si i pafajshëm për akuzat e vrasjes ndaj Dritan Lamajt, dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka do ta ketë statusin në fjalë edhe në vazhdim.

Dëshmitari Fatmir Vladi (Arben Ndoka)

Sipas Prokurorisë, vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk ndryshon asgjë në lidhje me dëshmitarin.

“Procesi nuk ka përfunduar, jemi në fazën e pritjes së vendimit të zbardhur për të paraqitur kundërshtimet tona në Gjykatën e Apelit, ku gjykimi do të vazhdojë”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, dëshmitari Arben Ndoka do të vazhdojë të jetë nën mbrojtje.

Organi i akuzës theksoi se ka një marrëveshje me dëshmitarin në fjalë ku një nga pikat e saj është edhe statusi i këtij personi.

Nga ana tjetër, biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar këtë dëshmitar si të manipuluar dhe të përdorur nga Prokuroria duke pohuar se gjatë gjykimit ai nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura