Prokuroria nis hetimet për planin për vrasjen e Tom Doshit: Deputeti të sjellë provat

Mar 3, 2015 | 21:14
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për planin per eleminimin fizik te Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.

Kryeprokurori Adriatik Llalla

Në një njoftim të organit të Prokurorisë thuhet se “Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura