Prokuroria ndryshon akuzën për ‘vrasësin’ e Tom Doshit, tani hetohet për ‘kallëzim të rremë’

Mar 25, 2015 | 14:59
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ndryshon akuzën për ‘vrasësin e pretenduar’, Durim Bami.

Durim Bami

Personi i cili doli në videon e Tom Doshit dhe tha se Fatjon Skënderi i kishte ofruar 500 mijë euro me porosi të Ilir Metës për të vrarë deputetin deri tani akuzohej për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur për “Panorama Online” se pas vlerësimit si të inskenuar vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi, është bërë edhe ndryshimi i akuzës për Durim Bamin.

Ai tani do të akuzohet për kallëzim të rremë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura