Prokuroria merr sërish në pyetje vajzën: Doja ta diskretitoja Shukriun

May 24, 2016 | 18:52
SHPËRNDAJE

Prokuroria e krimeve të rënda përfundoi rimarrjen në pyetje të 21-vjecares A.A, vajza e cila denoncoi ish-kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili.

 

shukri

 

E reja është pyetur në prani të nënës së saj dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e shqetësuar dhe e tronditur.

Sipas dëshmisë së dhënë nga vajza para hetuesve të prokurorisë, ajo ka nisur filmimin me celular të dy takimeve me Shukri Xhelilin pasi ai insistonte duke treguar interes dhe duke e ngacmuar personalisht.

Vendimin për realizimin e videos në hotel dhe publikimin e saj vajza ka thënë se e ka marrë pasi filloi punë në varësi të Shukri Xhelilit, për shkak se ky i fundit për ditë me radhë nuk e la të qetë por i kërkoi në mënyrë ngulmuese të takoheshin.

Vajza ka thënë se ka pasur thirrje dhe mesazhe të shumta në telefon dhe në FB nga Shukri Xhelili i cili i kërkonte të takoheshin jashtë zyrës, pasi vajza filloi punën,

Sipas prokurorisë rimarrja në pyetje e 21-vjecares është bërë për ti dhënë vlerë procedurale dëshmisë së saj si provë penale dhe për të sqaruar disa momente të ngjarjes që kishin mbetur të paqarta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura