Rama paralajmëron votën pro arrestimit të Tahirit: Uroj që Saimiri..

Oct 19, 2017 | 20:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështje Tahiri. Ai me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan:

tahiri rama

“Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”, shkruan Rama në “Facebook”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura