Prokuroria kërkon 6 muaj burg për Stresin, nuk i’u bind policisë

Jul 8, 2015 | 19:37
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka kërkuar sot gjashtë muaj burg për Arkimed Lushajn (Stresi).

Këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi)

Sipas organit të akuzës, këngëtari duhet të dënohet me pesë muaj burg për drejtim të automjetit pa patent dhe 1 muaj për mosbindje të urdhrit të policisë.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, Stresi nuk ka qenë i pranishëm.

Në fillim të muajit shkurt, këngëtari u ndalua nga uniformat blu sepse nuk kishte leje drejtimi të makinës dhe nuk i ishte bindur urdhrit për ndalim.

Stresi ne seancen e kaluar ne Gjykate

Por pas shoqërimit të tij në komisarit, Stresi u largua në mënyrë spektakolare duke u hedhur nga kati i dytë i godinës.

Kjo bëri që disa policë të turnit të pezulloheshin nga detyra.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura