Azem Syla është sjellë në Prishtinë, ndërsa pasdite pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’iu caktuar masa e sigurisë.
Ish-drejtuesi i UÇK-së, Azem Syla, është dorëzuar sot në mëngjes te organet e rendit në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri në Vërmicë, tri ditë pasi Policia e kërkoi atë në shtëpinë e tij në Kishnarekë të Drenasit.
Prokuroria
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.
Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën me peshën e veprës së kryer nga ish-deputeti I PDK-së dhe me ndikimin qe ka ai.
Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal./Insajderi.com
Kërkohej për krim të organizuar, Azem Syla dorëzohet në kufirin Shqipëri-Kosovë
Dorëzohet në kufi deputeti i kërkuar i PDK-së, Azem Syla. Mediat e Kosovës raportojnë se ai u dorëzua paraditen e sotme, në kufirin në mes Kosovës dhe Shqiperisë.
Ai është rrugës për në prokurorinë e EULEX-it ku pritet të merret në pyetje për akuzat që rëndojnë mbi të.
“Azem Syla tashme është në dorën e Policisë, ndodhet rrugës për në Prishtinë, ka thënë avokati i tij, Tomë Gashi për Gazetën Express
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al