Prokuroria kërkon 15 vjet burg për “tezen” e kokainës (FOTO)

Nov 16, 2015 | 19:04
SHPËRNDAJE

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasen Valentina Tufa, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Tezja e Kokaines
Tezja e Kokaines

Kjo shtetase ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre.

Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.

Aktualisht, e pandehura Valentina Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Tufa ka qenë me profesion kimiste dhe kishte gjithashtu për detyrë që të testonte kokainën për të përcaktuar cilësinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura