“Prokuroria investigoi më shumë se dy javë, ndaloi cironkat”. PD: Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen sepse…

Dec 14, 2019 | 15:44
SHPËRNDAJE

1542996699_ferdinandxhaferri

Partia Demokratike dega Durres ka reaguar pas aksionit policor dhe te Prokurorise per ndalimet e para per pergjegjesit qe akuzohen pas termetit te 26 nentorit qe ne Durres shkaktoi 23 jete te humbura. Ne kete reagim, PD e Durresit thote se “Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll”.

Deklarata e plotë nga Ferdinant Xhaferaj:

Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura