Prokuroria i kujton Ramës arrestimin e kryeministrit kroat: U dënua për një orë dore

Oct 23, 2017 | 10:55
SHPËRNDAJE

Në përgjigjen e saj kundër deklaratës akuzuese të kryeministrit Rama ndaj treshes së prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe vendimit për të mos lëshuar në arrest ish-ministrin Saimir Tahiri, organi i akuzës i kujton të parit të qeverisë përvojën kroate.

prokuroret-tahiri

Ku, sesi per një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi, Ivo Sanader.

Pjesa e deklarates se Prokurorise dhe shembulli me kryeministrin kroat

Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.

Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë.

Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t’u integruar në Bashkimin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura