Prokuroria gjen provën e parë për grabitësit e bankës në Qafë Kashar

Feb 15, 2017 | 11:08
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje nga supergrabitjet e bujshme të parave të bankave, në dy raste, ajo e të enjtes së kaluar dhe ajo e para dy viteve.

Në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, Policia zbuloi, dokumentoi dhe arrestoi autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.

banka grabitje rinas

2 grabitjet ndodhën në:

3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.

9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Jaguar, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit Epoka.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për “Panorama” se të arrestuarve u janë gjetur kartmonedha edhe te grabitjes se pare te 3 dhjetorit 2015 edhe te grabitjes se dyte 9 shkurt 2017.

Teksa dje Prokurori firmosi urdhrin e ndalimit për këta të dyshuar, ishte mbështetur në provat që kishte për implikimin e këtyre shtetasve vetëm në grabitjen e para dy viteve, dhe në dorë nuk kishte asnjë provë për autorësinë e tyre në grabitjen në Qafë Kashar të enjten e kaluar.

2211fa5b-9d27-4b3b-b0d2-d3df41399933

Teksa gjatë aksionit të djeshëm dhe që po vijon edhe sot, janë sekuestruar një shumë e madhe parash, kartëmonedha në valutë të huaj, mes tyre ka para që i takojnë edhe grabitjes së të enjtes.

Kjo është një nga provat kryesore që ka tashmë në dorë Prokuroria për të ngritur akuzat dhe për të çuar në gjyq të arrestuarit për të dyja grabitjet e parave të bankave.

Numrat e serisë së kartëmonedhave të bankave kanë qenë të regjistruara dhe kjo ka ndihmuar në identifikimin dhe lidhjen e bërë me të dyja rastet e bujshme të grabitjeve që kanë ndodhur në rrugën Tiranë- Rinas.

PANORAMA

897a9d98-8486-4da3-ae4d-fbe0cb30581e eebd3b63-2004-478a-b0dc-03411ed2b767

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura