Zbulohet vendimi i plotë i Gjykatës: Pse po i bllokohet pasaporta Tahirit. Dyshojmë se…

Dec 13, 2017 | 10:40
SHPËRNDAJE

Dosja e Saimir Tahirit duket se është lënë në harresë nga Prokuroria. Edhe pse Gjykatës së Krimeve të Rënda  ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së  Krimeve të Rënda që ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, t’i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë ajo që vihet re në provat e paraqitura nga ana e saj, është fakti se pas javësh të tëra hetimesh, nuk ka asnjë provë të re.

d1

Prokuroria kur kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, deklaroi se ka prova të forta dhe të bujshme. Por, kur ka kaluar më shumë se një muaj, nuk ka dalë asnjë provë e re kështu Prokuroria duket se është duke e zvarritur këtë çështje, për të bërë zhurmë me emrin e Saimir Tahirit, shkruan TemA.

Fillimisht duke e lidhur atë me arrestimin e Sotës, pastaj duke kërkuar që t’i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë, gjë që fillimisht nuk e kërkoi.

Këto janë provat e paraqitura sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga ana e Prokurorisë, mes tyre edhe pranimi i kërkesës për  bllokimin e pasaportës së Tahirirt.

E ndërsa për kërkesën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit, gjykata shkruan në vendim se mbi shtetasin nën hetim ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen prej tij të veprave penale me të cilat procedohet.

Po ashtu  në vendim shkruhet se të dhënat e marra nga përgjimet e Habilajve sipas të cilave flitet shlyerja e një borxhi ndaj shtetit, blerja e sendeve me vlerë të të afërmit, sasia e eurove gjetur në mjetin e biznesmenit  etj, çmohen nga gjykata  të afta për të provuar dyshimet e përfshirjes së shtetasit nën hetim Saimir Tahiri në veprimet kriminale të trafikimit të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar.

 

d2d4d5

d6

d7

d8

d10

d11

d12

d13

d14

dosje-9

Prokuroria gjen në Whatsapp e biznesmenit SMS me gruan e Saimir Tahirit, për ndërhyrje në tenderat e MB

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin në masës të sigurisë ndaj Sajmir Tahirit.

Gjykata urdhëron që Sajmir tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda.

prokuroria

Ndaj Sajmir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What’s up që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Sajmir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendëshme.

Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura