Prokuroria e Prishtinës nis hetimet ndaj Valdrin Sahitit/ Çfarë po ndodh me stilistin e njohur (FOTO)

Jun 21, 2022 | 19:23
SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë lajmi që stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është i pajisur me pasaportë diplomatike pushtoi gjithë mediat.

Thuhej se këtë dokument ia kishte lëshuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën  stilisti ka një marrëdhënie të afërt. Mirëpo, këto pretendime u hodhën poshtë nga këshilltari për media i Osmanit, i cili deklaroi se presidentja nuk ka një kompetencë të tillë.

Presidentja Vjosa Osmani shfaqet elegante në sfilatën e Valdrin Sahitit – Balkanweb.com – News24

Por, së fundmi avokati Durim Berisha i ka shkuar më thellë kësaj çështje. Më anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka treguar se ka paraqitur një kërkesë pranë zyrës së Kryeprokurorit të Kosovës, për të hetuar nga e ka marrë stilisti këtë pasaportë. Ndër të tjera ai shprehet se i mbetet institucioneve të drejtesisë të vlerësojnë nëse shitja e fustanave konsiderohet interes i jashtezakonshem shtetëror.

Menjëherë pas kërkesës së avokatit ka reaguar, zyra e Kryeprokurorit, e cila ka deklaruar se kjo kërkesë është transferuar pranë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Sipas tyre ato janë organi i cili ka kompetenca për të hetuar rastin në fjalë.

Ju kujtojmë që pasaporta diplomatike është një dokument i rëndësishëm, me të cilin mund të pajisen vetën zyrtarët më të lartë të një shteti. Duke nisur nga presidenti, kryeministri, ambasadorë e të tjerë dhe familjarë të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura