Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet për Agim Kajmakun, ja tre akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Vorës

Jan 16, 2020 | 16:40
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili u akuzua nga opozita se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Greqi.

Kajmaku do të paraqitet në Gjykatën Penale të Tiranës me tre akuza: ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’.

agim-kajmaku

Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit, ndërsa akuzat u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ai ishte nën hetim edhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura