Prokuroria drejt zbardhjes së atentatit me tritol që plagosi Preng Gjinin/ Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin, ishte…

Sep 24, 2020 | 12:45
SHPËRNDAJE

Atentati me eksploziv që la të plagosur 50-vjeçarin Preng Gjini duke se është drejt zbardhjes. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se prokuroria ka një të dyshuar

Preng GJiniKy konkluzion vjen pas hetimeve intensive për ngjarjen që tronditi kryeqytetin më 15 shtator dhe mbledhja e provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

Mësohet se i dyshuari shfaqet ne kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi.

I dyshuari rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele.

Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarjes sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve. Dyshohet se atentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes familjeve Reçi e Gjini./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura