Prokuroria çon në gjyq 5 ish zyrtarë të Ministrisë së Punës

Jan 10, 2014 | 19:48
SHPËRNDAJE

Kleves Bitro, ish-shef i kabinetit të Ministrisë së Punës

TIRANE- Prokuroria ka kërkuar sot gjykimin dhe procedimin penal për 5 ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës, mes tyre edhe ish-shefi i kabinetit të  Ministrisë  së  Punës, Kleves Bitro, i cili është shpallur në kërkim.

Pesë të pandehurit akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.

Te pandehurit janë;

  1. Kleves Bitro, i dtl . 22.02.1976, i hetuar ne  mase sigurimi arrest ne burg ne mungese, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin  te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i    K.Penal.
  2. Murat Mehmeti , i dtl . 01.03.1964, i hetuar ne  mase sigurimi arrest ne burg ne mungese, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin  te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i    K.Penal.
  3. Flora Batusha , i dtl . 25.08.1969, i hetuar ne  mase sigurimi detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore , akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin  te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i    K.Penal.
  4. Ilir Ibrahimi, i dtl . 25.02.1968, i hetuar ne  mase sigurimi arrest ne shtepi, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin  te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i    K.Penal.
  5. Besnik Dema , i dtl . 03.03.1962 , i hetuar ne  mase sigurimi arrest ne burg, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin  te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i    K.Penal.

Në kërkesën për gjykim të Prokurorisë thuhet se në bazë të hetimeve rezulton e provuar se te pandehurit kanë falsifikuar dokumente zyrtare duke qene të ngarkuar në perpilimin dhe nxjerrjen e tyre.

Gjithçka lidhet me tenderin për transmetimin e një reklame për aktivitetin ‘1 Maji , Dita Nderkombetare e Punetoreve’. Këta shtetas janë kallëzuar në prokurori nga shtetasja M.B, për veprime ne kundershtim me ligjin gjate organizimit te aktivitetit. Në bazë të hetimeve ka rezultuar se e gjithë procedura e ndjekur ka qenë tërësisht fiktive, pasi kryetari i Komisionit te perzgjedhjes se subjektit fitues , i pandehuri Murat Mehmeti , rezulton se ka qene gjate kesaj kohe jashte territorit te Republikes se Shqiperise. 

Gjate organizimit te aktivitetit per festen e 1 Maji-t 2010 eshte vepruar ne kundershtim me ligjin dhe ne praktiken per organizimin e ketij aktiviteti ka mungesa te shumta per dokumentimin  e aktivitetit , duke vleresuar per nje dem ekonomik per shtetin ne vleren 9.237,863 leke.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura